Që nga themelimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë e deri më sot ka vazhduar qasja përulëse dhe përbuzëse ndaj aktivit ushtarak “shqipëtar” edhe pse në numër simbolik është në vendet komanduese dhe udhëheqëse.

E gjithë kjo ndodhë në kuriz të aktivit ushtarak “Shqipëtar” vetëm për të plotësuar egot individuale të zëvendës shefave të shtatmadhërisë së ARM-së , të cilët haruan se kush i solli po aty ku janë sot dhe pse i solli.

Nuk ju solli populli aty juve qe të plotësoni CV tuaja me angazhim shtes si profesor univerzitar, regjistrim të fëmijve tuaj në akademi ushtarake dhe këshiltar në këshill sigurimi të presidentit të papranuar nga shqiptarët, por ju solli aty që bëni punën tuaj për çfar jeni ulur në at kolltuk !

Regres në çdo sferë

1. POZITA TË LARTA KOMANDUESE

SHTATMADHËRI:
• Shef i shtatëmadhërisë (Shefi Maqedon)
• Drejtori i shtatëmadhërisë (Maqedon)
• Shefat e seksioneve nga J-1 deri J-9 janë Maqedon përveq J-8 I cili është Shqipëtar.

KOMANDA TË LARTA:
• Komanda e bashkuar operative (Komandanti Maqedon);
• Regjimenti i operacioneve specijale (Komandanti Maqedon) ;
• Komanda për ushtrime dhe doktrina (Komandanti Maqedon) ;
• Brigada e parë e këmbësorisë (Komandanti Maqedon) ;
• Brigada e forcave ajrore (Komandanti Maqedon) ;
• Brigada e mbështetjes logjistike (Komandanti Maqedon) ;

2. AVANSIME

Si çdoherë kur është puna për avansimin e shqipëtarëve gjenden miliona arsye për mos avansimin e tyre ne kohë apo vonesa në avansim si dhe shkelje flagrante të ligjit për shërbim në armat kryesisht nenet për avansim të personelit ushtarak kur është fjala për “shqipëtar” në sytë e gjeneralëve tanë dështak apo kukulla ose thënë popullorçe sa për sy e faqe.

Sa shpejt haruat amanetin e atyre që sot nuk jan në mesin tonë dhe u miqësuat me “dreqin” dhe hapur koketoni dhe krekoseni se jeni shokë të mirë me të (dreqin).

Mallkuar qofshi për të gjitha të palarat e juaja, dhe që hapur mbureni me vazalitetin dhe nënshtrimin tuaj ndaj atyre që nuk të sollën aty !

Ashtu është kur pa vlerësuar mirë dhe në kuriz të familjarëve tuaj të afërt perfitove TI, pa asnjë kontribut personal  për çështjen shqipëtare !

Zoti betohet ne kohën “pasha kohën”, Zoti betohet në diqka që është me vlerë te Ai dhe koha është treguesi më ë mirë për “ju”.

Kjo është vllezër dhe motra në shërbim të dreqit ! /Manastiri LajmTi Raporton/


*Ky publikim i është dërguar redaksisë së Manastiri Lajm në rubrikën Ti Raporton, nga një grup i ushtarëve të revoltuar Shqiptarë në Armatën e RM-së. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit në kuadër të rubrikës Ti Raporton, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.