Në zgjedhjet e 11 dhjetorit shqiptarët dolën të dërrmuar. Nga numërimi i 99 për qind të votave të gjitha partitë të bllokur shqiptar kanë marrë rreth 105 mijë vota.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 vetëm BDI-ja kishte 150 mijë vota, ndërkaq PDSH-ja mbi 60 mijë vota dhe një numër të konsiderueshëm të votave parti tjera më të vogla.

Nga 99% të vendvotime të numëruara, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit që ka fituar 85.774 vota i pasuar nga Lëvizja Besa me 57.749 vota dhe Aleansa për shqiptarë me 35.103 vota dhe PDSH me 30.971 vota..  Në bazë të këtyre rezultateve shqiptarët do të kenë rreth 17 apo 18 mandate apo rreth 100 mijë vota më pak.

Për këtë opinioni shqiptarë duhet të meret seriozishm me arsyjet pse na ndodhi ky fenomen, duhet të meret me gjenezën e problemit dhe dikush definitivisht duhet të mer përgjegjësi për këtë fiasko të pa parë në historinë e shqiptarëve në shekullin e ri.