Enri Ceno ishte një nga pak shqiptarët pjesëmarrës në inaugurimin e Donald Trump si president i ri i Amerikës.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike dhe drejtuesi i Departamentit për të Drejtat e Njeriut kishte ftuar nga Shqipëria disa personalitete në inaugurimin e Trump pasi që është i afërt me stafin e presidentit të ri.

Ceno ka bashkëpunim të afërt me stafin e Trump dhe ishte pjesë e fushatës në garën presidenciale.

Shqiptari demokrat është mik i disa senatorëve republikanë me të cilët së fundi ka patur edhe takime. Ndryshe Enri e kishte parashikuar fitoren e Trump disa muaj më parë.

16114044-680943395407517-2967041806393683250-n

16105956-680943625407494-7557465263801930507-n

16114204-680943318740858-3353159434381315792-n

16195136-680943745407482-703023133598831226-n