Dy ditë më parë, një shqiptar 46-vjeçar i identifikuar si Ardian Kaloshi u ekzekutua me një plumb në kokë në një lagje të Torontos, jashtë një klubi.

Deri tani, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje dhe policia është ende në kërkim të autorëve. Por kush është Ardian Kaloshi?

Viktima mësohet se është me origjinë nga Dibra dhe ka emigruar vite më parë në Kanada. Sipas mediave kanadeze, ai ka qenë i njohur për policinë.

Kaloshi rezulton se është dënuar më parë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur në vitin 2004.

Gjatë kësaj kohe kur ai u dënua me shërbim prove, ka sulmuar një person dhe e ka rrahur, mirëpo nuk u dënua, pasi viktima i tërhoqi akuzat.

Ai gjithashtu, u vu nën akuzë në vitin 2010 për aktivitet të paligjshëm kumari, por edhe këto akuza u rrëzuan në vitin 2011.