Oda e tregtarëve të Maqedonisë ka akuzuar institucionet se po kryejnë gjenocid ndaj tregjeve të vendit duke mos u kujdesur fare për to. Ata kërkuan nga ndërmarrja “Skopski Pazar” e cila merr qira për mirëmbajtjen e tregjeve të investojë urgjentisht në përmirësimin e infrastrukturës së tyre.
“Realisht tregjet nuk i ke as për t’i mbyllë kafshët brenda e jo më njerëzit për të punuar, e jo qytetarët me i frekuentuar dhe t’i bëjnë pazaret e tyre. Ne qiranë e tezgave e paguajmë rregullisht, ka 50-60 vite që “Skopski Pazar” merr qiranë e tregtarëve dhe nuk e ka vendosë as një baski të vetme”, deklaroi Ekrem Dolek, kryetar i Odës së Tregtarëve, për Alsat M.

Ndërkaq, ndërmarrja “Skopski Pazar” nuk sqaron arsyen e neglizhencës, duke thënë se këto probleme megjithatë do të zgjidhen pas formimit të qeverisë.

Projekti për ndërtimin e tregut “Bit Pazar” është promovuar disa herë nga komuna e Çairit , ndërkaq nisma për ngritjen e objektit të ri të këtij tregu është dorëzuar që nga viti 2005 nga Shoqata e Tregtarëve.