Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, duke folur për angazhimin e këtij institucioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ka bërë të ditur se në orët e fundit të procesit të votimit do të ketë policë shtesë nëpër qendrat e votimit.

Ai ka thënë për Telegrafin se shtimi i prezencës së Policisë, po bëhet me qëllim të parandalimit të çfarëdo ngjarjeje të pakëndshme.

“Ne do jemi shumë azhur në pjesën e mbetur të ditës, deri në momentin që do të përfundojë procesi i votimit. Nuk përfundon puna jonë me mbylljen e qendrave të votimit, sepse kemi punë shumë të ndjeshme edhe pas mbylljes së qendrave të votimit”, ka thënë Rexha.