UEFA pritet së shpejti të miratoj zëvendësimin e katërt në të gjitha garat.

Shëndeti i futbollistit është primar dhe për shkak të ngarkesës së ndeshjeve dhe kalendarin që vështirë se mund të shkurtohet apo ndryshoj, UEFA pritet të bëj ndryshime, dhe njëra prej tyre është mundësia që ekipet të bëjnë zëvendësimin e katërt në të gjitha ndeshjet dhe në cdo rrethanë.

Në takimet e kaluara ekzekutive, UEFA miratoi për të kryer sprova në fazat përfundimtare të Kampionatit Europian të femrave U-19 (në Gjermani) dhe 2017 (Gjeorgji) dhe Kampionatin Europian U-21 për meshkuj (në Poloni).

Pas studimit të zhvilluar në këto turne, UEFA duket e vendosur për të bërë këtë ndryshim përfundimisht.

Presidenti i UEFA-s gjithashtu shpjegoi shpërndarjen e re financiare dhe do të ketë federatat si përfituesit kryesorë.