Mediumi britanik BBC i ka kushtuar sot një artikull CIA-s amerikane dhe shërbimit informativ të Britanisë MI6 rreth angazhimit të tyre për rrëzimin e diktatorit Enver Hoxha në Shqipërinë e viteve të 50-ta.

Ky medium shkruan se ky ka qenë një nga dështimet e CIA-s dhe MI6, dhe që është mbajtur sekret për vite me radhë.

“Kur CIA amerikane dhe MI6 britanike nisën një operacion të përbashkët në fillim të vitit 1950 për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, ajo përfundoi një katastrofë”, shkruan BBC.

Sipas këtij medium, gjatë katër viteve, ata ishin mundur nga Sigurimi, Shërbimi Sekret Shqiptar, dhe 300 prej agjentëve të tyre përfunduan të vdekur.