Ali Ahmeti me “lotë krokodili”, dhe pa asnjë spjegim shtesë, natën e 11 Dhjetorit deklaroi: “BDI i fitoi këto zgjedhje, por ne nuk jemi të gëzuar pasi shqiptarët dolën humbës”. Këtë arsyetim çasti të një njeriu histerik që ishte në shok pas rezultatit zgjedhor dëshpërues, duhet elaboruar në një analizë të veçantë dhe për këtë kemi shumë argumente të fuqishme, por këtë analizë do ta shtrojmë në një herë tjetër.

Pyetja për 1 Milion dollarë është: Si do ti bashkojë Ali Ahmeti partitë shqiptare, për deri sa të gjith jemi dëshmitarë se po ky i njejti Ali Ahmeti vite me radhë ka bërë një përçarje të paparë në vetë strukturat e BDI-së?

Njohës të rethanave brenda BDI-së thonë se gjendja aktuale e BDI-së së Ahmetit është një rrëmujë e vërtetë. Ali Ahmeti njëherit është edhe humbësi moral i këtyre zgjedhjeve pasi marifetet politike të stilit ” Futja, Hedhja … ” BDI-në e sollën në këtë gjendje  sa që brenda strukturave të BDI-së pati vrasje, plagosje, kurthe dhe nxitje të shumta pikërisht nga politika e stilit ” Futja, Hedhja … ” që tash më i ka dalë boja dhe është e demaskuar nga vetë strukturat por edhe nga elektorati shqiptar. Ky standard politik ” Futja, Hedhja … ” i Ali Ahmetit e çoi BDI-në  të pësojë një fiasko me afersisht 50% më pak nga zgjedhjet paraprake numerikisht afer 70 mijë vota. Për këtë arsye, nuk është aspak bindëse iniciativa që vjen nga BDI në emër të Ali Ahmetit, për unifikim të faktorit shqiptar rreth një iniciative të përbashkët.

Ali Ahmeti disa herë tani ka qenë në pozitë për të përcaktuar se cila parti maqedonase do të jetë në qeveri dhe kush do të jetë kryeministër, mirëpo nuk i kanë shfrytëzuar këto raste. Shumë pakë janë marrë me atë se si ta materializojnë pozitën e fuqishme me të cilën kanë dalë pas zgjedhjeve (duke fituar edhe 19 e 20 deputetë), e më tepër se si të gjejnë arsyetime për të marrë pjesë në qeveri, pa i shfrytëzuar këto pozita.

Ali Ahmeti është humbës më i madh në këto zgjedhje, prandaj nuk ka legjitimitet as nga anëtarësia e partisë së tij për të unifikuar faktorin shqiptar. Iniciativa e Ali Ahmeti mund të shfrytëzohet vetëm si alibi nga kjo parti për t’i hapur vetes rrugën për një koalicionim të ri me VMRO-DPMNE-në, me pretekstin se ne u munduam të unifikojmë shqiptarët, por ata refuzuan.

Është dëshmuar deri tani se për çdo premtim që jep para zgjedhjeve, Ali Ahmeti pas zgjedhjeve gjen së paku 10 arsyetime pse nuk i realizon. Ky fakt i bën totalisht të pabesueshme zotimet e integristëve dhe kryetarit ët saj, Ali Ahmeti, se kësaj radhe nuk do të heqin dorë nga 5 kërkesat e tyre. Këto kërkesa së paku 50 herë janë përsëritur deri tani prej Ali Ahmetit, mirëpo asnjëherë nuk janë realizuar. Madje për disa prej këtyre kushteve, vetë krerët e BDI-së moti kohë kanë thënë që janë realizuar dhe për këtë ekzistojnë edhe video-dëshmi.

Ali Ahmeti është partneri më i përshatshëm për bashkëpunim me partitë maqedonase, të cilave u ka qëndruar besnike edhe në kohën kur kanë ndodhur skandale dhe tragjedi të mëdha për shqiptarët. Mirëpo është dëshmuar si paartner i papërshtatshëm për bashkëpunim me parti tjera shqiptare, për shkak se vazhdimisht prej tyre ka “vjedhë” deputetë, si në vitin 2008 nga PPD-ja, ose më vonë me rastin e deputetes së RDK-së. Nuk ka asnjë garanci se kjo dukuri nuk do të përsëritet edhe në të ardhmen.