Standardet e dyfishta të BDI, premtimet boshe sidomos prej 2008 e këndej, dhe paaftësia për të mbrojtu as radhët e veta bile edhe vetë kryetarin Ahmeti e lëre më popullin shqiptar që e ka mbështetur vazhdimisht për 15 vite me radhë, janë profili i BDI-së së sotme që po kërkon edhe një mandat prej popullit shqiptar në Maqedoni.

Këto paralajmërime  në njëfarë mënyre i ka konfirmuar sot edhe Prokuroria Speciale Publike, duke publikuar të dhëna që tregojnë se Ali Ahmeti vazhdimisht është përgjuar nga DSK-ja.

Në tentim për të manipuluar shqiptarët, qarqe dhe mediume të afërta me BDI-në veçmë kanë filluar të përhapin muhabete se gjoja kjo do tregon se sa patriot është Ahmeti dhe për këtë arsye është përgjuar. Kjo nuk është e saktë. Po e përsërisim është vetëm tentim për manipulim. Sepse së paku në ‘bombat’ që i publikoi opozita, dëgjuam biseda të Ahmetit rreth asaj nëse ashtë ‘ymer’, apo ‘imenden’, dëgjuam biseda se ‘a duhet të prishet një shtëpi, apo një fshat’, dëgjuam biseda “hidhja futja”, dëgjuam biseda edhe për kalin e Shemës, mirëpo askund nuk dëgjuam biseda për interesin e shqiptarëve.

Përgjimi që i është bë Ahmetit dëshmon vetëm paaftësinë e BDI-së si subjekt, sepse gjatë tërë kohës sa është përgjuar ai me bashkëpartiakë tjerë, BDI ka pasur zv/drejtor në DSK, prej ku edhe janë bë përgjimet. Këtu po vijmë aty ku dëshirojmë të dalim që nga fillimi, e ajo është se kuadrot e BDI-së, pa marrë parasysh postin që kanë, figurojnë vetëm formalisht, pa ndonjë peshë konkrete. Tani e keni rastin të bindeni se këtë nuk e kemi thënë këtë për inat të BDI-së, por për shkak se vërtet është ashtu. Paramendoni, nëse nuk kanë mundur ta mbrojnë kryetarin e partisë së tyre, si munden ta mbrojnë interesin e shqiptarëve?

Prandaj kujdes, kujdes, kujdes. Fjalët që fliten nëpër tubime i banë era, kurse dëshmitë tregojnë se pesha e kësaj partie është relevante në qeveri.