Si ndikon televizioni në shëndetin e fëmijëve tanë?

femije-2Fëmijët që nga lindja deri në moshën pesë vjeqare në mënyrë aktive rrisin, mësojnë dhe zhvillojnë shprehi të cilat do ta formojnë shëndetin e tyre fizik dhe emocional. Sepse kjo periudhë kohore është shumë vendimtare për zhvillimin e trupit dhe trurit të fëmijës, çdo ndikim negativ mund të ketë efekt të përjetshëm shëndetësor. Shikimi i tepruar i televizionit në mesin e fëmijëve të vegjël është i lidhur me ndikimet negative në zhvillimin e hershëm të trurit dhe shëndetin fizik të të gjithë jetës.

 

Televizioni dhe zhvillimi i hershëm i trurit

Ekspozimi i përsëritur para televizionit ose veprimtaritë e lidhura me të mund të ndikojnë në zhvillimin mendor dhe emocional të fëmijës. Televizioni shpesh merr vendin e përvojave ndërvepruese (psh. loja) që nxit zhvillim të shëndetshëm të trurit.

 

Shumë televizion gjatë viteve të hershme lidhet me:

● Performancë të dobët në shkollë, sidomos në fushën e gjuhës dhe leximit. Nëse televizioni është zëvendësuar për lexim dhe të folur me të tjerët në një moshë të re, fëmijët mund t’a kenë vonuar zhvillimin e gjuhës.

● Duke qenë më pak të aftë për ta përdorur imagjinatën. Shikimi i tepërt i televizionit mund të çojë në një mbingarkesë në pjesën vizuele të trurit, duke i mënjanuar kështu pjesët tjera të trurit. Zonat e trurit që janë përgjegjëse për mendimin kreativ dhe imagjinatën janë pa-mjaftueshmërisht të përdorura për shkak se televizioni nuk i kërkon aftësitë e tilla.

● Pamundësia për të treguar dhe bërë ndarjen mes televizionit dhe botës reale.

● Problemet në përqëndrim. Shumë imazhe me ritëm të shpejtë nga shikimi i televizionit e mbajnë trurin nga të mësimi i kushtuarjes së vëmendjes dhe poashtu stimulimi i menjëhershëm i televizionit mund ta bëjë fëmijën të padurueshëm në situate komplekse.

● Aftësi të dobëta në planifikim dhe në të gjykuar. Zonat e trurit që janë përgjegjëse për këto aftësi janë pa-mjaftueshmërisht të përdorura dhe të jo-plotësisht të zhvilluara nëse një fëmijë i vogël shikon shume televizion dhe luan shume video-lojëra.

● Më shumë gjasa për t’u bërë të dhunshëm kur problemet ndodhin. Dhuna e televizionit dhe e video-lojërave mendohet të jetë përgjegjëse për 10 deri në 20% të dhunës së jetës reale.

Ndikimet negative të televizionit tek fëmija dhe shëndeti fizik gjatë tërë jetës përfshijnë:

● Zëvendësimi i aktivitetit fizik me pasivitet (sjellja e ulur). Një rënie në aktivitetin fizik është e lidhur me një rrezik të rritur për mbipeshë dhe disa sëmundje kronike.

● Nxitja e shprehive të ushqimit të varfër dietik. Ekspozimi i rritur për reklamat e ushqimeve që përmbajnë yndyrë të lartë dhe sheqer të cilat qojnë në zgjedhjet e ushqimit të dobët.

● Më shumë rostiçeri (meze e lehtë) duke shikuar televizion. Të parit televizion shoqërohet me konsum të rritur të mezeve të lehta.
– Fëmijët me televizion në dhomat e tyre hanë më tepër ushqime se sa ata të cilët nuk kanë.

● Kanë më tepër gjasa për të bërë mbipeshë. Sa më shumë kohë që një fëmijë, adoleshent apo i rritur shpenzon duke e shikuar televizionin, rriten shansat që ai apo ajo të kalojë në mbipeshë. Fëmijët në mbipeshë kanë një rrezik më të lartë për ta zhvilluar diabetin.

Strategjitë për reduktimin e ndikimit të televizionit në zhvillimin e fëmijës përshijnë:

● KUFIZIMI I KOHËS SË SHIKIMIT: Në shtëpi, shkollë apo në kujdeset ndaj fëmijëve
● MBAJTJA E TELEVIZIONIT JASHTË DHOMËS SË FËMIJËS: Fëmijët me televizion në dhomat e tyre kalojnë më shumë kohë duke parë televizion se sa ata pa televizion në dhomat e tyre.
● TË RRITURIT MUND T’I NDIHMOJNË FËMIJËT TA KUPTOJNË PËRMBAJTJEN TELEVIZIVE duke i zgjedhur programet e përshtatshme, duke e parë televizionin me fëmijët e tyre dhe duke diskutuar ato çfarë ata shohin aty së bashku.
● OFRIMI I MODELEVE: Sasia e kohës që një fëmijë e kalon duke shikuar televizion është e lidhur ngushtë me sasinë e kohës që prindërit e tij apo të saj e kalojnë duke parë televizion.

Pse shohin fëmijët aq shumë televizion ?

Shprehitë e të parit televizion të prindërve dhe motrave e vëllezërve ndikon në shprehitë e shikimit të televizionit tek fëmijët më shumë se çdo factor tjetër. Gjithashtu fëmijët mund të shohin më shumë televizion për shkak të:

– Mungesës së aktiviteteve tjera të ofruara në komunitet.
– Mungesës së sigurisë jashtë shtëpisë.
– Mungesës së bashkëveprimit me prindërit e tyre.
– Programeve më të përshtatura ndaj fëmijëve.
– Televizionit në dhomën e tyre.

Si mund ta zvogëlojmë shikimin e televizionit ?

Fatmirësisht, programet e klasave që synojnë reduktimin e të parit televizion kanë rezultuar të suksesshme. Gjithashtu, prindërit janë të motivuar për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre dhe janë të motivuar nga entuziazmi i fëmijës. Edukatorët e fëmijërisë së hershme mund të:

– T’i bëjnë fëmijët të interesohen në aktivitete tjera ndryshe nga televizioni.
– T’i edukojnë fëmijët dhe familjet e tyre në atë pse reduktimi i kohës televizive mund të jetë i shëndetshëm.
– Të ofrojnë ide për zëvendësimin e televizionit me alternativa më aktive dhe interaktive.

 

https://manastirilajm.com