Dalin pamjet e grabitjes së kazinos mbrëmë te Zogu i Zi. Policia e Tiranës publikoi sot videon e grabitjes por dhe të arrestimit të autorit.

Policia informon:  Më datë 30.12.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur në flagrancë shtetasin:

1483130020_tttttttt– Ilir Lelo ,45 vjeç banues Tiranë

Ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojrash fati tek Zogu i Zi, ku ka marrë një shumë monetare.

Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në Kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT

Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 140 dhe 278/2 të Kodit Penal. Policia arrestoi dje autorin e armatosur.