Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Strazimiri janë takuar me lobin greko himariot të SHBA. Takimi është bërë në selinë e Kryedioqezës Ortodokse Greke të Amerikës në New York. Lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit.

Ata kanë ndikim direkt në Kongresin amerikan dhe kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, raporton Tema.

Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike.

basha5-76