Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar perversitetin e tij duke manipuluar fotot e realizuara në Poloni dhe duke i paraqitur sikur të ishin realizuar në Tiranë

Përmes profilit të tij, Berisha ka publikuar një foto ku paraqitet një tren fëmijësh në formë penisi, ndërkohë që ky park ndodhet në Poloni.

Ndonëse është i fiksuar për të pasur informacione, madje duke hyrë dhe në jetët private të qytetarëve, ish-kryeministri ka harruar se mjafton një kërkim i thjeshtë në google dhe të vërtetohet se foto është realizuar që në vitin 2009 në një park fëmijësh në Poloni.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video dhe nga faqja online ku është publikuar foto origjinale, rezulton se ky tren nuk ndodhet në Tiranë, përveçse në mendjen e ish-kryeministrit.

Por ky mashtrim i është kthyer në bumerang ish-kryeministrit , i cili është turpëruar nga qytetarët të cilët e kanë kuptuar të vërtetën. Në profilin e tij ata e cilësojnë atë të degjeneruar që publikon gjëra të tilla. “S’ke turp 80 vjeç posto kto gjona palidhje”, është një prej komenteve të shumta të postuara në profilin e Berishës.

Ja shpifja degjeneruese e ish kryeministrit Berisha:

Ndërsa ky është postimi i vërtetë i kryebashkiakut Velia:

 

Linku i videos në Poloni prej nga e mori inspirimin ish kryeministri Berisha: