BDI në Konventë sot promovi kandidatët për kryetar komune. Përveç ambientit të zbehtë dhe fytyrave të zhgënjyera në sallën luksoze të Aleksandar Palace, kjo konventë do të mbahet mend edhe për protokollin skandaloz.

As moderatori, as lideri i integrisëve Ali Ahmeti as bile nga të tjerët që morën fjalën asnjëri nuk i përshëndeti as invalidët e luftës, as dëshmorët e kombit, as familjet e dëshmorëve. Për tu bërë super skandal, as që u intonua himni kombëtarë, as nuk u përshëndet zv. Kryeministri shqiptarë z. Hazbi Lika nga e njejta parti i cili ishte prezent në këtë event. Vallë BDI është në një super histeri dhe panikë, apo përçarjet janë aq të thella, do të ja lëmë që të tregojë koha gjejgësisht rezultati zgjedhorë.

 

Kjo mundë të vërehet edhe nga gjestikulacioni i liderit të integristëve gjatë fjalimit të tij, ku vërehen të gjitha këto elemente, ndër të tjera Ahmeti tha:

“Në këtë fushatë dhe në këto momente kam emocione të veçanta sepse për herë të parë fillon një fushatë me gjithë ju gardian të BDI që për më shumë se një decenie jemi përballë guximshëm për ta ndryshuar atë situatë që ne e gjetëm para 15 viteve.

Më 15 tetor nuk fiton BDI fitojnë shqiptarët, fitojnë qytetarët në Maqedoni me fitoren e kandidatëve që ne garojmë në këto zgjedhje lokale”, ka theksuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

 

Në emër të kandidatëve para të pranishmëve në Konventë foli Blerim Bexheti, as Bexheti se pa të arsyshme që ti përshëndeti as invalidët e luftës, as dëshmorët e kombit, as familjet e dëshmorëve.

“Jemi të bindur se do të dalim fitues dhe do ta vazhdojmë varganin e fitoreve të deritanishme.

E kam vështir të flas në emër të 18 kryetarëve të komunave sepse secila komunë i ka specifikat e veta.
Të gjitha iu kemi rrekur besimit që na është dhënë për ti bërë komunat shtyllat e së nesërmes.

Kemi vendosmëri, guximin e mbi të gjitha dijen dhe zotësinë që tu japim zgjidhje të gjitha sfidave , të bëjmë komunën të jetë në shërbim të qytetarit. Të gjitha arritjet e deritanishme kanë vulën e BDI-së”, tha Bexheti.