Në nder të të bukurës thuren vargje poezish, tekste këngësh dhe sillën krijime të ndryshme veshjesh. 

Por, jo vetëm kaq! Në nder të të bukurës mbahen dhe kompeticione të rëndësishme bukurie. Një ndër to është edhe eventi Miss Shqipëria. Ka nga ato vajza që pavarësisht aktivitetit të përditshëm vendosin të jenë pjesë e tij. E njëjta gjë ndodh edhe në Ana Gjoshi  nga një menaxhere e një club-i ku vajzat bëjnë stritizëm, vendos që të jetë pjesë e një kompeticioni të tillë. Ajo rrëfen për “Shekulli”-n se për të është hera e parë që merr pjesë në evente të tilla bukurie. Megjithatë, ajo i ka synimet e qarta…  Ajo tregon më shumë edhe për pjesën e filmit, ku pret që të marrë pjesë në një tjetër film.

Ana është hera e parë për ju që merrni pjesë në një kompeticion bukurie?

Po është hera e parë. Dhe shpresoj ta kem nisur me këmbë të mbarë.

Si po ju duket?

Është një përvojë shumë e veçantë dhe e bukur. Një eksperiencë ku mësohesh ndryshe, sillesh ndryshe, mëson gjëra të reja që të shërbejnë shumë për më vonë.

Cili është qëllimi juaj në këtë kompeticion dhe pas tij?

Qëllimi im është të arrij në 10-shen më të mirë, pse jo mos me marrë dhe ndonjë çmim. Pas kompeticionit besoj do jem pak më shpesh nëpër intervista në televizion, gjithashtu do kem angazhimin për të luajtur në një film të dytë me kismet.

Çfarë avantazhesh ke krahasuar me vajzat e tjera konkurrente?

Avantazhet janë tiparet gjatësia dhe përmasat bust, bel, vithe që hyjnë tek trupat e bukur, të cilët kërkohen në këtë kompeticion.

Ndërkohë menaxhoni edhe një club striptizmi, përse keni zgjedhur një profil të tillë?

Jam pjesë e një Club-i dhe e menaxhoj sepse kam aftësitë e duhura për të komanduar një skuadër të tërë të punësuarish plus kam mbaruar dhe fakultetin për Menaxhim Biznes.

Ç’ju nxiti të merrnit pjesë në Miss Shqipëria?

Unë jam një vajzë që më pëlqen arti dhe show. Dua të lëviz, të provoj, mos qëndroj në një vend gjatë gjithë kohës. Pse jo dhe të arrij sa më lartë. Nuk doja ta lija këtë ëndërr të ndrydhur, kështu që vendosa të konkurroj në Miss Shqipëria./Shekulli