Snapchat po dëshiron që të luani me fytyrën tuaj, jo vetëm t’i bëni fotografi asaj.

Filterët e rinj në aplikacion kanë filluar t’u shfaqen përdoruesve, duke krijuar një veçori të re në Snapchat që inkurajon ‘garë’ mes miqve dhe që mund të bëhet një tërheqës i madh fitimesh.

Snapchat e ka konfirmuar se ka lëshuar filterë të rinj, që manipulojnë me fytyrën tuaj, transmeton Gazeta Express.

Filterët e rinj, të quajtur filterët e lojërave, ju mundësojnë që të vendosni fytyrën tuaj në një kukudh dhe më pas të rrëshqisni me të për të mbledhur dhurata dhe të evitoni pengesa.

Mund të bëni foto ose video çdo kohë dhe ta postoni atë ose ta shpërndani me miqtë për t’i sfiduar tjerët që t’ua kalojnë arritjet.

snapchat-games_1482522642-9720392 c0yhueswiaap-os_1482522661-126686