Bashkimi Demokratik për Integrim për dhjetë vite me radhë ka qenë forca kryesore polititike në kampin shqiptar. Në të gjitha sondazhet për gati një decenie ishte larg partive opozitare shqiptare në vend.
Por kohët e fundit, ky trend më nuk është aktual, dy partitë tjera Lëvizja BESA dhe LR-PDSH-ja po marrin gjithnjë mbështetje më të madhe nga elektorati shqiptar në Maqedoni.

Kjo dëshmohet edhe në anketën e fundit, në të cilët këto dy parti gati se janë barazuar me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Sipas anketës së Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, BDI merr 12.5 për qind, BESA, 12.1 për qind dhe LR-PDSH-ja 9.1 për qind.

Këtu duhet analizuar edhe numrin e madh të votuesve që akoma nuk kanë vendosur ose nuk e dijnë se për këtë do të votojnë, ky numër votuesish është mbi 30 për qind.