Gjykata Supreme sot do të duhet të diskutojë për ankimimet e vendimit të Gjykatës së Apelit për paraburgim të tre të akuzuarit në rastin “Target” dhe “Fortesa”, më saktësisht për ish kryeshefin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish shefin e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish të punësuarit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski.

Gjykata Penale fillimisht vendosi që t’ua marrë pasaportat, por pas ankesës së Prokurorisë Speciale, gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, u ka shqiptuar 30 ditë paraburgim, pas së cilës pala mbrojtëse është ankuar në Gjykatën Supreme.

Nëse nuk ka ndryshime në rendin e Gjykatës Supreme, kryetari i saj, Jovo Vangellovski, gjykatësit Risto Katavenovski, Rahillka Stojkovska, Xhemali Saiti dhe Faik Arsllani, si pjesë e Këshillit Penal të cilët liruan Sead Koçanin duhet të vendosin edhe për lirinë e të akuzuarve tre të akuzuarve.