Janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e kuadrit shëndetësor në institucionin tonë në lidhje me pacienten që vdiq nga gjendja seeptike (infektim i përgjithshëm), thanë sot nga Spitali i klinikës ‘Dr Trifun Panovski’ nga Manastiri.
31 vjeçarja nga Manastiri ka vdekur para dy ditëve nga komplikimet pas lindjes që para 6 javëve, kurse më shumë se një muaj ka luftuar për jetë.

Foshnja është mirë dhe ka 40 ditë, kurse nënës, vetëm pas dy javësh nga lindja, gjendja i është përkeqësuar, ka pasur temperaturë të lartë, dhimbje në stomak, shtypje të lartë dhe plus ishte dijabetike.

Ajo para disa ditëve ishte sjellur në klinikat e Shkupit, ku edhe ka vdekur nga gjendja seeptike. /Telegrafi/