Portali pro rus Sputnik ka shkruar se mandatari Nikolla Gruevski nesër do të shpallë Qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jenë VMRO-DPMNE, BDI dhe Partia Demokratike Serbe.

Po ashtu ky portal shkruan se këtij koalicioni i bashkëngjitet edhe një parti tjetër shqiptare.  Sipas portalit, ky koalicion do të promovohet nesër. Më tej nënvizohet se Gruevski ka pranuar një pjesë të kërkesave të shqiptarëve.