Sulmuesi i cili u përpoq të kryejë sulm në zonën afër Muzeut të Luvrit në Paris, thuhet se ka bërtitur “Allahu Ekber”
Mediat franceze thonë se ai ishte i armatosur me thikë, ku më pas bërtiti “Allahu Ekber”. Kjo shtyu që njerëzit që ishin afër muzeut të alarmoheshin dhe të iknin nga vendi i ngjarjes.

Mediat franceze thonë se një ushtar francez kishte qëlluar në vendin e ngjarjes dhe e kishte plagosur sulmuesin.

Sipas Reuters, sulmuesi po mbante një valixhe dhe u përpoq të hynte në Muzeun e Luvrit.

https://www.youtube.com/watch?v=DfH3YFMX_o0