Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 të jerm kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist me kamion në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Siç raportojnë mediat e huaja, sulmi terrorist ka ndodhur në një shëtitore, ku terroristi me kamion ka përplasur turmën e njerëzve.

Sipas mediave izraelite, shoferi i kamionit është qëlluar për vdekje nga policia. Ky është sulmi i dytë terrorist me kamion pas atij të Berlinit ku 12 persona humbën jetën si dhe i treti pas masakrës së Nisës në Ditën e Bastijës në Francë.