Mërgimtarët në Gjenevë kanë njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit rastësisht kanë parë bustin e Skënderbeut të demoluar dhe mbuluar nga balta e bora.

Pranë bustit të tij kanë gjetur edhe disa fotografi të shqyera copë e grimë të Ramush Haradinajt me mbishkrimin “Criminal”.

Rasti i këtij sulmit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut ka shokuar dhe është dënuar nga komuniteti shqiptar ne Gjenevë, shkruan Kultplus. Ndryshe sipas dëshmitarëve sulmuesit mund të jenë serbë.

“Pasi kemi vërejtur bustin e Skënderbeut në ketë gjendje dhe fotografi të Ramushin në tokë, pak më lartë kemi dëgjuar atypari persona duke folur më duket serbisht apo rusisht” kanë folur dëshmitarët.