Ekipi i TV24 është sulmuar në Shtip përderisa ata kanë qenë duke e bërë detyrën e tyre, informimin për një kronikë për një qendër tregtare në qytet, shkruan Telegrafi.
Personi që ka sulmuar gazetarin dhe kameramanin është prezentuar si sigurim i qendrës tregtare.
Ai u është fruar dhe u është kërcënuar verbalisht duke u thënë se do tu’a thejë kamerat dhe pastaj me duar ka tentuar ta bëjë të njejtën.

Ekipi i TV24 më herët ka nxjerrë një kronikë ku flitet për mbindërtimin e dyshimtë të kësaj qendre tregtare.