Mali Sharr pas çdp vikendi është i mbuluar më mbeturina, të cillat rrallë, pët të mos thënë asnjëherë, hiqen nga Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës.
Nga Iniciativa “ Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” nga shumë vende në këtë masiv malor, kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme të mbeturinave të ndryshme.

Porosia e këtij aksioni ekologjik është që të zgjohet vetëdija publike tek qytetarët, për të mbrojtur bukuritë natyrore, për të cilat organet kompetente duhet që më shumë të kujdesen.

Pjesëmarrësit në këtë aksion thonë se Kodra e Diellit dhe i gjithë masivi malor i Sharrit nga viti në vit në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhershme po shkatërohet nga urbanizimi i pakontrolluar, por edhe nga vjedhësit e drunjve për ngrohje, gjë që është shumë e dëmshme për natyrën e këtij masivi, i cili dikur ishte një nga më të njohurit në Ballkan dhe gjithashtu më i vizituari.

Aksioni për grumbullimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe në rrethinat e fshatrave të malit Sharr, ku pjesëmarrësit në vend të natyrës së pastër hasën në mbeturina./Gazeta Express/ko