Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur të hënën poshtë kërkesën e formuluar nga opozita për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të ditëve të fundit në Shqipëri. “Politika me kapriçot e natyrës nuk mund të bëhet në një situatë kur të gjithë duhet të solidarizohen me të prekurit e përmbytjeve”, tha zoti Tahiri. Ai ishte në Fushë Krujë ku u dhanë ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet. Gjatë javës së shkuar reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të konsiderueshme në Fushë Krujë ku dhjetra hektarë tokë bujqësore dhe disa banesa u përfshinë nga uji.
Tahiri : Jo gjendje e jashtëzakonshme për përmbytjet
