Partitë e koalicionit qeverisë ende nuk kanë filluar bisedimet për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë dhe të tretë. Siç mëson Alsat fillimisht do të jetë një takim të liderëve të partive politike e më pas bisedimet do të kalojnë tek grupet e punës që duhet të dalin me propozime konkrete mbi ndarjen e postet e zëvendësministrave, sekretarëve shtetërore dhe drejtorit nëpër dikastere. Ndonëse në mbledhjen e parë të Qeverisë nuk pritet të flitet për pozitat e eshalonit të dytë dhe të tretë, kryeministri Zoran Zaev pretendon që sa më shpejtë të krijohen shtyllat e Qeverisë së re.

Do të doja që sot por akoma nuk jemi të organizuar. Gjatë ditës do të bëj telefonata tek liderët me qëllim që të arrijmë deri tek vendosja e bazave të Qeverisë, siç janë zëvendësministrat, drejtorët nëpër Ndërmarrje publike dhe agjenci etj. Në këtë kuadër hyn edhe inkuadrimi i ekspertëve në organet qeveritare- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.
Pas ndarjes së resorëve, jo zyrtarisht merret vesh se partitë shqiptare pretendojnë mes 4 ose 5 zëvendësministrave në Qeverinë e re. Ndarja e posteve mes BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët do varet nga numri i zëvendësministrave. Nëse shqiptarëve do tu takojmë 5 poste të zëvendësministrave atëherë 3 do të takojnë BDI-së dhe dy Aleancës, por nëse numri është katër atëherë ndarja do të jetë 3 në raport me 1. Si më të përfolurat janë financat, ministria e Brendshme, ministria e Transportit dhe lidhjeve, Ministria e Arsimit dhe ministria Mbrojtjes.

Në qeverinë e re partitë shqiptarët do të udhëheqin shtatë dikastere, pesë BDI dhe dy Aleanca për shqiptarët. Pavarësisht numrit të zëvendësministrave, mësohet se partitë shqiptare nuk do të udhëheqin me drejtorit në MPB dhe dikastere tjera./alsat-m