Takimi koordinues mes partive për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, do të vazhdojë nesër prej orës 12.

Paraprakisht, menjëherë pas takimit me eurokomisonarin Johanes Han, kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela në prononcimin për media tha se pret që sa më shpjet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime me qëllim që të hapet rruga për zgjedhjen e kryetarit te ri të Parlamentit.

Ndërsa Oliver Spasovski nga LSDM tha se nuk ka pasur marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së shkaku i kërkesave të palogjikshme dhe uzurpuese të VMRO-DPMNE-së duke kërkuar kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërtime për interesa të tyre.

Para se të shkojnë në pauzë nga takimi koordinues, partitë u morën vesh që Komisioni për zgjedhje dhe emërime të përbëhet prej 13 anëtarëve: VMRO-DPMNE (6 anëtarë), LSDM (5), BDI dhe Besa me nga një anëtarë.

Takimi do të vazhdojë në orën 15:30, ku duhet të zgjidhet edhe kryetari i saj.