Siç u paralajmërua më herët, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka arritur në Tetovë për tu takuar me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi.
Raportohet se ky takim do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes, si dhe çështje që kanë të bëjnë me pozitat e subjekteve shqiptare pas formimit të qeverisë se re të drejtuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis liderëvetë dy partive që fituan vende deputetësh në Parlamentin e Maqedonisë.

BDI-ja e Ahmetit fitoi 10 deputetë deh u bë pjesë e shumicës së re parlamentare, ndërsa PDSH-ja e Thaçit me dy deputetë vendosi të mbetet në opozitë.