Enti për analizë të materialeve deklaron se autostrada Kërçovë-Ohër është duke u ndërtuar në mënyrë jocilësore.

Drejtori Borisn Tanevski thotë për Tv Telma se kontestuese janë punët ndërtimore në shpatiet malore që mund të rritin harxhimet përfundimtare. Këto konstatime, Tanevski i ka dorëzuar edhe në NP Rrugët e Maqedonisë, por pas kësaj, komunikimi ndërmjet tyre është ndërprerë.

”Traseja është duku u ndërtuar në mënyrë jocilësore nëpër diga, do të shkaktojë deformime të rrugës, do të duhen më shumë ndërhyrje gjatë përdorimit dhe do të ketë rritje të harxhimeve”, thotë Boris Tanevski.

Tanevski thotë se traseja nuk është ndryshuar dhe askush nuk ka kërkuar deri tani që të ndryshohet në projektin e vlerësuar pozitivisht që në vitin 2007. Kjo deklaratë bie ndeshë me atë të Qeverisë, e cila tha se janë ndërprerë punimet për shkak të gabimit në trase dhe për shkak të problemeve pronësore.