Shefi i kuzhinës, Fabio Viviani ka treguar se të gjithë i kemi gatuar makaronat gabim pasi nuk duhet përdorur vaji i ullirit gjatë përgatitjes së tyre.

Në një klip, ai thotë se njerëzit që e përdorin këtë gjë që makaronat të mos ngjiten, duhet të turpërohen pasi është një harxhim i kotë i vajit.

“Ju duhet ti përzieni makaronat vazhdimisht që të mos ngjiten,” – tha 38-vjeçari për Business Insider.

Ai sqaroi edhe faktin se sa kripë duhet të hedhim, duke bërë të qartë se është mirë që të përdorim erëza shtesë ose përdorim djathi në salcë që të marrim sasi kripe.