Bashkimi Evropian dhe qeveria britanike njoftuan sot në komunikatën e përbashkët se bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të fillojnë të hënën, më 19 qershor, ashtu siç është planifikuar, transmeton Reuters.

“David Davis, sekretar shteti për dalje nga BE-ja dhe Michel Barnie, negociuesi kryesor i Komisionit Evropian, janë pajtuar sot për nisjen e bisedimeve për nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës më 19 qershor”, thuhet në kumtesë.