Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar mocionin për votë mosbesimin e Qeverisë. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi i ka njoftuar deputetët se nesër do ta caktojë seancën për votëbesimin e Qeverisë për ditën e mërkurë.

Debati për mocion të mosbesimit duhet të zgjasë deri në mesnatë, pas çka duhet të votohet të njëjtën ditë kur edhe ka filluar. Për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhen 61 vota deputetësh.

VMRO-ja ka 49 mandate deputetësh, nga gjithsej 51 që i siguroi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Dy deputet, Çedomir Sezdovski dhe Amdi Bajram lëshuan grupin e VMRO-DPMNE-së për të përkrahur vendimet e shumicës Parlamentare.