Prodhimi organik në Maqedoni ballafaqohet me sfida të mëdha. Ende nuk ka njohuri të mjaftueshme, as kërkesë për prodhimet organike. Tregu përfshin vetëm Shkupin, në përqindje të vogël njerëz të ndërgjegjshëm nga ana shëndetësore, u tha në promovimin e aplikacionit “Rruga organike”, që e organizoi Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Asociacioni për nisma zhvillimore “Zenit” dhe Shoqata e agro-gazetarëve “Media Plus”.

Siç deklaroi Vasko Petrushevski, prodhuesi i ushqimit organik në fshatin Oreshan, tendenca e prodhuesve është që ta bëjnë ushqimin organik të aksesueshëm, për të githë blerësit, por për këtë duhet të punohet akoma shumë.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi, se është e domosdoshme përkrahja e shtetit. Çdo pengesë që të arrijë prodhimi organik deri tek konsumatorët, duhet që të mënjanohet. Prodhimi organik është më i shtrenjtë, por jo kaq sa mendohet. Zakonisht, çmimi do të duhet që të jetë më i lartë për rreth 20 deri në 30 për qind.

Sipas tij prodhimet janë më ndryshe, kanë forma më të ndryshme se të zakonshmet dhe ndonjëherë blerësit edhe i kthejnë si dhe prishen më shpejt. “Gjatë paketimit të prodhimeve konvencionale përdoren materia kimike që e vazhdojnë afatin e tyre”, shtoi Petrushevski.

Aplikacioni për telefona celularë “Rruga organike” u promovua në kuadër të së ashtuquajturës Java ekologjike e cila shënohet internacionalisht dhe ka për qëllim nxitjen e qytetarëve të blejnë më tepër ushqim organik, ndërsa me këtë edhe prodhuesit të rritin prodhimin e tyre./Telegrafi/