Jemi mësuar që Noizyn dhe Blerim Destanin t’i shohim shpeshë herë bashkë, pasi që edhe janë miq të mirë me njëri tjetrin. Por kësaj radhe ka qenë Noizy ai i cili ka bërë shaka me Blerim Destanin ku ky i fundit ra pre e reperit.

Teksa po bënin shooping, Noizy ka vendosur që të lëshojë një fishkëllim sikurse të alarmit posa Blerimi afrohet tek dera. Këtë rast reperi nuk e ka lëshuar pa e publikuar nëpër rrjete sociale ndërsa që shihet edhe reagimi i aktorit.