Një incident i armatosur ndhodhi mbrëmë pas mesnate në Shkup, kur një makinë një lëvizje ka shtënë në drejtim të një makine tjetër në të cilën ishte Daniel Trajkovski nga Gjorçe Petrovi i Shkupit, njoftoi 24vesti.

Ky i fundit nga breshëri i armëve ka marrë plagë të rënda. Incidenti ka tronditur qytetarët e Shkupit, pasi që ishte zhvilluar ndjekje me makina sikur në filmat mafioze nëpër rrugët e kryeqytetit. Disa media kanë shkruar se Trajkovski ka dosje kriminale dhe se në disa raste i ishte kërcënuar një biznesmeni maqedonas dhe një ish-zyrtari të lartë të policisë. (Manastiri lajm)