714 votat në vendvotimin 2011 do të jenë vendimtare për qeverinë e ardhshme, në rivotimet që do të mbahen më 25 dhjetor. Por dihet vendimi i VMRO-DPMNE se nuk do të marrë pjesë në rivotime. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në këtë vendvotim kanë vituar 404 veta, ashtu sipas rezultateve 91 ka fituar VMRO-DPMNE, 86 LSDM, BESA 65, PDSH 64, BDI 58 dhe Aleanca për Shqiptarët 25 vota, informon INA.
Diferenca në tërë njësinë 6 mes VMRO-DPMNE dhe LSDM është 307 vota. Rivotimet në Tearcë do të ndryshojnë rezultatin, ashtu që kjo ndikon edhe në numrin e deputetëve në njësinë 6, ku sipas votimeve të 11 dhjetorit, VMRO-DPMNE ka fituar 4 deputetë, ndërsa LSDM 3 deputetë. Më 25 dhjetor mund të ndodhin ndryshime duke kaluar mandati i 4 për LSDM, e cila në nivel të përgjithshëm nga 49 do të ketë 50 deputetë, po aq sa VMRO-DPMNE, e cila nga 51 me Tearcën mund të bie në 50.