Komuniteti hebre dhe ai mysliman në Amerikë protestojnë kundër zgjedhjes së ultra të djathtit, Stephen Bannon, i kryestrateg i Shtëpisë së Bardhe.

“Është një zgjedhje që e bën apelin për bashkim një tallje”, Council on American-Islamic relations.

Akuza ndaj Bannon është se ka transformuar uebin e tij Breibart në një instrument “propagande etnike dhe nacionalizmi të bardhë” me pozicione “raciste” dhe “antisemite” shtojnë hebrenjtë”.

“Bannon duhet të largohet – sulmon edhe l’Anti-Defamation League – nëse do vërtët të jetë president i të gjithëve”.

Donald Trump ndërkohë mbron zgjedhjen: “Kush e kritikon – tha zëdhënësja i miliarderit, Kellyanne Conëay – duhet të shikojë curriculumin e tij. Bannon është një strateg brilant dhe me Reince Priebus po bën sakrifica të mëdha për ti shërbyer presidentit.

“Nuk duhet ta fshehim të vërtetën. Realiteti është se së një nacionalist i bardhë është zgjedhur si shef i strategëve në administratën Trump», thotë Nancy Pelosi, lidere e minorancësn në Senat. Për Harry Reid, emërimi i Bannon “është një sinjal i qartë se racistët e bardhë do të përfaqësohen në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë.

Telefonata, Putin bisedon me Trump

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur i Amerikës ka pasur një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, i cili i uroi sukses në implementimin e programit të tij zgjedhor.

Kreu i shtetit rus është shprehur i gatshëm të angazhohet në dialog me administratën e re amerikane mbështetur në ato që i quajti “parime të barazisë”.

Miliarderi amerikan ka treguar në mënyrë të përsëritur admirim për Putinin, kjo duket është e ndërsjelltë.

“Russia Today” thotë se gjatë telefonatës, dy liderët kanë diskutuar çështjen e Sirisë e kanë rënë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas një deklarate të Kremlinit, ata kanë përcjellë të njëjtin këndvështrim për një bashkim forcash kundër armikut të përbashkët numër një që është terrorizmi ndërkombëtar dhe ekstremizmi.