Më së ftohti me minus 28 gradë sot në mëngjes ka qenë në Berovë. Sipas DPHM vijon -25 Manastiri, -24 Mavrova, -23 Lazaropole dhe Kriva Pallanka, -22 Tetova dhe Krusheva, -21 Shkup Petrovec, Shtip dhe Prilep, -20 Vinicë, -19 Kumanovë, Gjurishte dhe Topolçan, -18 Strumicë, -17 Demir Kapi, -16 Ohër dhe Pretor, -15 Dibër, -12 Dojran, -10 Gjevgjeli dhe -17 Shkup.

Reshje të reja të borës nuk janë vërejtur, ndërsa shtresa e borës  lëviz prej 8 centimetra në Pretor dhe Demir Kapi, 9 në Strumicë dhe Shkup, 10 Shkup Petrovec, 11 Vinicë, 14 Shtip dhe Prilep, 15 Ohër, 17 Manastir, 20 Kumanovë, Gjurishte, 21 Kriva Pallankë, 23 Krushevë, 27 Berovë, 30 Dibër dhe Tetovë, 35 Topollçan, 49 Lazaropole, 56 Pozharane dhe 78 Mavrovë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe shumë i ftohtë me periudha me diell, dhe me kushte për reshje të borës. Do të fryejë erë mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë prej minus 12 deri minus 7 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe shumë i ftohtë me periudha me diell, dhe me kushte për reshje të borës. Do të fryejë erë mesatare veriore. Temperatura do të jetë minus tetë gradë.

Në ditët e ardhshme do të përqendrohet moti i ndryshueshëm me vranësira dhe shumë i ftohtë me kushte për reshje të dobëta lokale të borës.