Një ditë para fillimit të stinës së verës, pjesa jugperëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë goditur nga një nxehtësi e madhe, ndërsa temperaturat në disa qytete kanë arritur deri në 48 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë u regjistrua në Fenix  prej 48 gradë Celsius, ndërsa në Las Vegas është regjistruar 47 gradë, transmeton AP.

Po ashtu temperatura të larta janë regjistruar edhe në Arizona, Nevada dhe Kaliforni.

Për shkak të nxehtësisë së madhe, kompania “American Airlines” ka anuluar rreth 40 fluturime nga aeroporti në Fenix dhe ka bërë të ditur se udhëtarëve do t’iu mundësojë zëvendësimin, ose kthimin e biletave.

Zyrtarë të kompanisë shpjeguan se aeroplanët e vegjël rajonalë nuk mund të fluturojnë kur temperaturat janë 48 gradë Celsius, gjë të cilën e ka përcaktuar prodhuesi i aeroplanëve “Bombardier”.  Aeroplanët më të mëdhenj, të cilët i prodhojnë “Boeing” ose “Airbus” kanë nivel më të madh të lejuar të temperaturave, por kompanitë duhet të përcjellin gjendjen e aeroplanit gjatë fluturimit.

Njëherësh, edhe mjekët kanë paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm në beton, vend-lojëra dhe brenda në automobil.