Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim do të vazhdojë nesër mbledhjen për të vendosur se me cilën parti do të shkojnë në koalicion për të formuar qeverinë e re.

Këtë informacion sapo e ka dhënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili ka deklaruar se është një moment shumë delikat për të vendosur lidhur me koalicionin e ardhëshëm kështu që mbledhja do të vazhdojë dhe nesër për të vazhduar gjithashtu edhe me konsultat brenda kryesisë qëndrore.

Burime të Manastiri Lajm, mësojnë se sitata në mbledhjen e BDI-së ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar, dhe një pjesë dërmuese e kryesisë së ngushtë kanë qenë kategorik kundër koalicoinimit me VMRO-në, dhe kanë paralajmëruar masa ekstreme në rast të koalicionimit të BDI me VMRO.

Ndryshe, afatet ligjore për prezantimin e koalicionit të ri sa vijnë dhe ngushtohen derisa Gruevski pritet që deri të dielën të shpalosë programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritarë ose të dorëzojë mandatin.