“Përderisa po stabilizohet situata politike dhe paqartësia rreth eurointegrimeve, në dy vitet e ardhshme mund të vijë një ringjallje e ekonomisë në lidhje me investimet dhe qytetarët ta ndjejnë përfitimet nga ato”, deklaroi guvernatori Dimitar Bogov para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet, i cili sot po rishikon raportin vjetor të punës së Bankës Popullore.

Deputetët Bogovit i thase se Banka Popullore mund të jep kontribut më të madh për zgjidhjen e krizave dhe situatave ekonomike.

Bogovi tha se si guvernator, çdo herë ka punuar në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet, është rishikuar edhe raporti për punën e Entit Shtetëror për Revizion në vitin e kaluar./Telegrafi/