Protesta e cila po mbahet për momentin në bulevardin para ndërtesës së KSHZ-së në Shkup po bëhet gjithnjë e më tensionuese.

Ndonëse KSHZ është duke diskutuar ankesën e fundit të LSDM-së për të votuar në disa vendvotime në njësinë e VI zgjedhore, në bulevard turma e simpatizantëve të VMRO bëhet gjithnjë e më e madhe, të njejtët ndezin zjarre e lëshojnë fishekzjarre.

Sipas informacioneve të fundit mbështetësve pritet që t’u drejtohet edhe vet Gruevski ndonëse ai dje dhe sot është takuar me diplomat të huaj në vend.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së pritet ne cdo moment të mbajë fjalim para selisës së KSHZ. Video live sapo të fillojë e gjeni më posht: