Banorë të lagjes “Dardania” në Tetovë kanë mbajtur sot një protestë kundër deponisë së egër që ndodhet në afërsi të lagjes së tyre, gjegjësisht në hyrje të qytetit të Tetovës. Ata thonë se autoritetet komunale dhe qendrore deri më tani kanë qenë të shurdhër për apelet e tyre dhe se durimit i ka ardhur fundit. Gjendja është bërë alarmante, ndërsa druajnë se nga mbeturinat dhe insektet rrezikojnë të paraqiten edhe sëmundje të ndryshme, njofton TV Shenja transmeton Manastiri Lajm.

Protestën e banorëve të lagjes Dardania e ka mbështetur edhe Lëvizja ekologjike nga Tetova, Eco Guerilla.

Deponia e egër në hyrje të Tetovës qëndron për një kohë tanimë të gjatë, por nuk është e vetmja. Në këtë qytet janë paraqitur kohë pas kohe edhe disa deponi të tjera për të cilat qytetarët shpeshherë kanë reaguar./TV Shenja/