Kandidatja për kryetar komune sonte ishte në Sellcë dhe Vicë të Malësisë së Tetovës. Numëri i madh i mbështetësve e vulos se Malëisa vazhdon të mbetet besnike ndaj Teuta Arifit për projektet e ralizura gjatë katër viteve të saj si kryetare komune. Arifi para të pranishmëve tha se Malësisë i jemi borxh tërë jetës pse këta janë vatra të luftës që mbajti mbi supe të gjtihë barën e frontit

“Kam një ndjesi të veçantë kur jam e pranishme në Sellcë. U jemi borxh tërë jetën Malësisë, këtyre vatrave të luftës se lavdishme që mbajtën mbi supe të gjithë barën e frontit.

Kemi investuar jashtëzakonisht shumë në gjithë bekatonizimin e Sellcës së lavdishme. Kemi asfaltuar në brendi të fshatit pothuajse të gjithë rrugët. Shumë shpejtë në mandatin e ardhshëm do të bëjmë përpjekje maksimale të ndërtojmë edhe shkollën” u shpreh Arifi në Sellcë

 

Realizimi i projekteve në mandatin 4 vjeçarë 2013-2017 në fshatrat Sellcë, Vicë dhe Llacë :

-Bekatonizimi i 1300m2 rrugë në fsh.Llacë,
-Asfaltimi i rrugës së re që lidhë fshatrat Llacë, Sellcë dhe Vicë,
-Ndërtimi i ujësjellsit në fsh.Vicë,
-Bekatonizimi i 1400 m2 rrugica në fsh.Vicë
-Asfaltimi i 2000 m2 rrugica në fsh.Sellcë,
-Bekatonizimi i 7000 m2 rrugë në fsh. Sellcë,
-Miratimi i planit urbanistik për fshatin Sellcë dhe nisja e procedurës për fshatrat Llacë dhe Vicë,
-Legalizimi i dhjetra shtëpive në fshatrat Sellc, Vicë, dhe Llacë,
-Rehabilitimi i infrastrukturës së dëmtuar nga vërshimet e vitit 2015,
-Përfshirja e fshatrave të malësisë së Tetovës në projektin e mbledhjes dhe bartjes së mbeturinave shtëpiake nga NPK-Tetovë dhe transefirimi i tyre në deponinë rajonale
-Hapja e paraleles së parashkollorëve në fsh.Sellcë

Përfshirja në programën e ardhëshme të projekteve të reja:
-Ndërtimi i rrugës në kthesën e Kalasë,
-Rikonstrumi dhe zgjerimi i rrugës Sellcë- Vicë,
-Ndërtimi i ujësjellsit në fshatin Llacë,
-Ndërtimi i objektit të ri të shkollës në Sellcë, si dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore.