Presidenti Thaçi ka bërë homazhe te monumenti i Skënderbeut në Kalabri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Thaçi ka thënë se Skënderbeu është i përjetësuar te arbëreshët si personifikim i shpirtit heroik të popullit shqiptar.

“Sot, në Kozencë, bëra homazhe te monumenti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Ai është i përjetësuar te arbëreshët si personifikim i shpirtit heroik të popullit shqiptar.

Këngët popullore arbëreshe ruajtën kujtimin e luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, për të kulmuar me veprën e Jeronim De Radës për Skënderbeun, si dhe shpalosjen e përmasave të figurës së tij nga Rilindja Kombëtare”, ka shkruar Thaçi.