President i Kosovës Hashim Thaçi duke folur për vendosjen e gurthemelit në pikëkalimin e ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, thekson se Kosova është gjithmonë e përkushtuar në fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon.

Siç shkruan presidenti Thaçi, me dialog dhe bashkëpunim, çdoherë e më shumë po e forcohet identiteti , sovraniteti, por edhe subjektiviteti shtetëror.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Sot e vendosëm gurthemelin e pikëkalimit të ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar për dialog, për fqinjësi të mirë, për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve, në shërbim të zhvillimit, lëvizjes së lirë dhe paqes në rajon.

Me dialog dhe bashkëpunim, ne çdoherë e më shumë po e forcojmë identitetin tonë, sovranitetin, por edhe subjektivitetin shtetëror.