110-vjetori i themelimit të alfabetit shqip i ka bërë bashkë krerët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, President i Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, tha ” Historia është e ushtrive tona çlirimtare dhe historia e rezistencës civile gjithandej vendeve shqiptare. Me te është krijuar edhe aleanca me botën e përparuar demokratike, me demokraci përendimore Shtetet e  Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO. Më ketë alfabet që prodhon kulturë të tolerancës dhe mirësisë me popujt fqinjë po shkruhen edhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Ballkanin e perspektivës evropiane. Qyteti i Manastirit ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht, kryeqyteti i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”.

Ndërsa , kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se krijimi i alfabetit është falë sakrificës dhe guximit të anëtarëve të Kongresit të Manastirit.

“Vendimi i Kongresit të Manastirit ngriti më së larti kulturën shqiptare, për këtë arsye nuk kemi të drejtë ta lëmë në harresë arsyen dhe guximin e anëtarëve të atij kongresi për bashkimin dhe krijimin e këtij alfabeti. Atyre nuk iu mungoi vullneti dhe largpamësia për të filluar këtë nismë”, tha Xhaferi.

Ai po ashtu shtoi se sot përvjetori i alfabetit festohet më një realitet më ndryshe, pasi sipas tij rajoni është pjekur.

“Sot festohet në një realitet te ri, jemi pjekur si shtet, si rajon dhe i shohim gjërat më ndryshe nga një perspektivë tjetër. Nuk ka më hapësira për barriera dhe kufij. Kohërat ndryshojnë, diskursi politik ndryshon, me rendësi është të kemi një qëllim të njëjtë dhe të arrijmë në integrimin e BE-së dhe NATO së bashku si shtete”, tha Xhaferi.

Në këtë manifestim fjala po ashtu iu dha edhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai tha se ky vit ka qenë vit i sfidave për rajonin, derisa uroi Maqedoninë për miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.