Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Klan Kosovën se muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës do të rrënohet shumë shpejt.

“Edhe muri  në veri i ka ditët e numëruara, do të rrënohet tërësisht dhe jo të zvogëlohet apo shkurtohet”.

I pari i vendit e ka bërë këtë deklaratë në një lidhje direkte në edicionin special të Klan Kosovës lidhur me trenin serb të nisur nga Beogradi për në Mitrovicën e veriut.